Rreth nesh

Rreth nesh

Ne jemi një agjenci udhëtimi e vendosur në Shqipërinë e Veriut, Shkodër, e themeluar në vitin 2011. Ideja nuk erdhi spontanisht, por pas diplomimit në turizmin-marketing dhe përvojat e 6 viteve me projekte të ndryshme në fushën e turizmit.

Shërbimet që ne ofrojmë janë të ndryshme, por qëllimi ynë kryesor është ofrimi i paketave turistike sidomos në Alpet e Shqipërisë, Malit të Zi, të Kosovës, si dhe në zonat e tjera malore të Shqipërisë.

Paketat janë të tipeve hiking, kajak, ecje me bicikletë, shëtitje me kalë, ecje në borë, shëtitje në liqen, ture historike-kulturore, njohja me kulturën, historinë si dhe perjetimi i menyrën e jetesës së banorëve tipik, shijimin e ushqimit tradicional etj

Pasioni dhe eksperiencat pozitive të klientëve prej më shumë se 8 viteve na japin shtysë per të plotësuar kënaqësitë e klientëve dhe objektivat tona.