Lejoni Veriun e Shqipërisë të tregojë madhështinë e tij nëpërjet maleve, thellësinë e tij nëpërmjet pyjeve dhe qafave, pastërtinë e tij përmes ujit kristal, mikpritjen e tij përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e tij përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës.
Mënyra më e mirë për të parë Shqipërinë është në këmbë. Disa nga shtigjet më spektakolare gjënden në Veri, ku do të gjeni parqe kombëtare të karakterizuara nga malet e larta dhe fshatrat e qetë, alpine.
Kultura shqiptare është një kombinim I një gjuhe, muzike, tradite dhe ushqimi të bukur. Kjo është një kulturë unike e ruajtur përgjatë disa pushtimeve dhe që I mbijetoi kohërave të vështira.
Disa nga atraksionet dhe aktivitetet e preferuara në Shqipëri janë buzë ujërave e kristalta të maleve ose në brigjet e bukura në Jug. Qoftë afër një ujëvarë, një banjë natyrore, një lumi apo një deti, ju do të keni një verë të mrekullueshme dhe freskuese me ne.
Zanat e malit
Kulti i zanave malore vjen nga Ilirët deri në ditët e sotme.
Studiuesi gjerman M. Lambertz shkroi: "Zana është feja dhe muza e maleve shqiptare." Zan...